Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për situatën në vend, duke u ndalur te drejtësia si edhe çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjatë intervistës, Ndreu tha se SPAK nuk duhet cilësuar si njolla e zezë sepse ka treguar se po punon. Ai gjithashtu theksoi se pavarësisht ngjarjeve apo akuzave, PS është një ekip dhe se puna do të vazhdojë gjithmonë.
“Nuk duhet etiketuar SPAK si njolla e zezë, kjo është puna e SPAK. Deri dje thonin se drejtësia nuk është për pushtetarët, por tani që është për gjithë qenka problem. Qeveri teknike? Asnjëherë në botë. Ka zero shans që të ketë qeveri teknike, ka zero shans që të bjerë Partia Socialiste. PS është sigël është ekip, nuk është person. Pasi ju i ngatërroni gjërat. Edhe nëse iku un nesër nga PS për ndonjë arsye nuk ndodh asgjë, puna vazhdon. Mazhoranca ka punët e veta. Është shumëfish më e besuar në çdo punë në Lezhë. Dhe do të jetë…Sa kohë revolucionin antikorrupsion e drejton ai që shkon çdo të hënë në SPAK, nuk kemi çfarë të themi. Unë në shprehem se ky vend sovran me një qeveri e vendosi si një nga objektivat duke pasur parasysh edhe pasojat ndaj vetes, nuk foli kurrë”, tha ai.
