Qeveria amerikane synon të zëvendësojë disa drejtues rajonalë të degëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të vendit, në mënyrë që të sigurojë qasjen e kërkuar nga Shtëpia e Bardhë ndaj ndalimit dhe deportimit të emigrantëve të paligjshëm.

Tre burime të njohura me çështjen i thanë Axios se ky është ndryshimi i tretë i madh i personelit me të cilin do të përballen zyrtarët e lartë të ICE-së. Udhëheqja amerikane ka rritur ndjeshëm presionin mbi ICE-në për të përmbushur qëllimet e administratës për ndalimin dhe deportimin.

Sipas portalit, Shtëpia e Bardhë po zëvendëson deri në gjysmën e krerëve të divizioneve rajonale të ICE-së për të siguruar zbatimin e rreptë të politikës së migracionit. Divizionet do të drejtohen nga njerëz nga agjenci dhe departamente të tjera të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, përfshirë Patrullën Kufitare. Patrulla më parë e ka ndihmuar ICE-në me operacionet në Los Angeles dhe Chicago.

Sipas mediave amerikane, oficerë të lartë të ICE-së në Portland, Denver, San Diego, Phoenix, Los Angeles dhe Filadelfia u transferuan në pozicione të tjera një ditë më parë. Ndryshime të reja në personel priten të martën. Në SHBA ka 25 zyra rajonale dhe emërime të reja priten në 10 prej tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb