Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, ka bërë një apel të ri për Kongresin që të mbajë zgjedhje të parakohshme si një mënyrë për t’i dhënë fund protestave vdekjeprurëse që kanë nisur prej javësh, duke paralajmëruar se përndryshe ajo do të kërkonte reformën kushtetuese për të bërë një votim.

Vendi i amerikano-jugor është përfshirë në një krizë politike me protesta pothuajse të përditshme që nga 7 dhjetori, kur presidenti i atëhershëm Pedro Castillo u arrestua pasi u përpoq të shpërndante Kongresin dhe të sundonte me dekret.

Gjatë shtatë javëve të demonstratave, 48 persona janë vrarë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve, sipas shifrave zyrtare të Perusë.

Muajin e kaluar ligjvënësit i zhvendosën zgjedhjet e parashikuara në 2026 në prill 2024, por meqë protestat nuk treguan asnjë shenjë zbutjeje, Boluarte ka kërkuar që ato të mbahen këtë vit. Të premten ajo i kërkoi kongresit të shtyjë më tej votimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: