Qeveria e Libanit ka ngarkuar ushtrinë të hartojë një plan që do të sigurojë që deri në fund të vitit vetëm institucionet shtetërore të kenë armë, një hap që synon çarmatosjen e grupit militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

Kryeministri Nawaf Salam e bëri njoftimin pas një takimi gati gjashtëorësh të kabinetit. Ai tha se qeveria i ka kërkuar ushtrisë që plani të përgatitet deri në fund të muajit, për t’u shqyrtuar dhe miratuar nga qeveria, shkruajnë mediat e huaja.

Pas takimit, Salam theksoi “detyrën e shtetit për të monopolizuar posedimin e armëve”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.

Ky vendim vjen pas presionit të madh të Shteteve të Bashkuara mbi Bejrutin për të çarmatosur Hezbollahun, përfshirë një vizitë në korrik nga i dërguari amerikan Tom Barrack, i cili bëri thirrje për një qasje më vendimtare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb