KOSOVE-Qeveria e Malit të Zi ka uruar presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kreun e Kuvendit te Kosoves Kadri Veseli me rastin e arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes dy vendeve.

Në një postim të publikuar në Twitter thuhet që Qeveria e Malit të Zi uron miqtë dhe partnerët e tyre në Kosovë si dhe qytetarët e vendit, për arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin.

“Urime për miqtë tanë Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin si dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Kemi bërë një punë të shkëlqyer në interes të qytetarëve të vendeve tona” thuhet në Twitter.
1-234
(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb