Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh në “Oponencë”, në News24, se kryeministri Edi Rama është i rrënuar moralisht dhe ligjërisht, pas aferave të Belinda Balluku me tenderat dhe skandalit të AKSHI.
Ai theksoi se pavarësisht nga situatës në të cilën ndodhet qeveria me zyrtarë të lartë të arrestuar, të pandehur apo nën hetim, lidershipi i PD nuk mbush dot vakuumin për të rrëzuar Ramën.
Opozitës tha Salianji i duhet krijimi i frymës dhe bashkimi i njerëzve.
Ervin Salianji: A do të organizojë një protestë qytetare, nuk eshte se nuk e kam menduar por do të dukej një ndarje me PD. Unë jam me PD, mendoj ndryshe por qëllimi im është ta bëjë PD, fituese. Unë mundem por do duket një lloj përcarje. Nëse do të kisha vendimmarrje, i kam thënë, duhet të bëjmë reagim ditën kur konstituohet parlamenti. Vendimi për të bërë këtë protest ka ardhur për shkak të paligjshmërisë te ministria e Energjisë dhe AKSHI. PD duhet ti fokusojë këtu energjitë. Qeveria ka rënë por ka vakuum.
Kur një qeveri kapet në vjedhje e paligjshmëri ka rënë moralisht politikisht dhe këtë vakuum duhet ta mbushë opozita. PD sot, përtej gëzimit të fishekzjarreve, qeveria duhet të mendojë seriozisht si mundet Rama. Protesta në këtë formë siç është, nuk mjafton minimalisht.
Ose duhet frymëzim për të nxjerrë protesta masive si në Serbi apo Bullgari, ose formë tjetër bllokimi, gjithandej, rrugë për aeroporte, paralizim të jetës politike, PD duhet të përmirësojë veten për të rritur besimin në publik.
Në protestë duhet t’i jepet zë njerëve që kanë revoltë reale. Duhet t’u jepej zë banorëve të Rrjollit, në Velipojë, një djalë që proteston kundër TID në Durrës, duhej një banor nga Kamza kundër rritjes së ccmimit të biletës së urbanit edhe prej gabimit të PD se këshilltarët e saj kanë votuar pro, duhej një pacient që s’ka marrë kujdes mjekësor. Në këtë kuptim, strategjia e lidershipit të PD është e gabuar, por kjo nuk mnund t’i heqë asnjë vlerë atyre njerëzve që protestojnë. Narrativa se hajdeni këtë javë se do të rrëzojmë këtë javë Edi Ramën… protestat janë reagim, nuk mund të themi ra apo kilometri i fundit.
Kam nisur një lëvizje sepse PD, lidershipi nuk është i qartë në atë që kërkon. Kjo fatkeqësisht, shpresoj shumë që të mos jetë e qëllimshme, i shërben Edi Ramës. PD duhet të bënte këtë qasje ose revoltë, pa fjalime, t’i linte qytetarët, sot flitet për molotovët dhe zjarrin. Në këtë kuptim, lidershipi i PD edhe në këtë rast, pse është problem? Sot e patë, kjo është revoltë nga njerëzit, formë reagimi, janë 16 të arrestuar nëpër qeli, ndërkohë që njerëzit shkojnë në qeli, lidershipi i PD sot dha pamjen që përfaqësuesi i PD dhe ai i PS ishin të dy ngjitur.
Nuk është me buton revolta, se po t’i kenë përballë njerëzit i shqyejnë. Kur ka revoltë qytetare apo kur PD në këtë rast i jep zë e provokon, i jep mundësi qytetarëve të shprehen, nuk mund të tërhiqet nga 5 molotovë. Pastaj çfarë janë këto fiushekzjarre.
Fishekzjarret përdoren për gëzim, çfarë gëzimi kemi ne? Që po na vjedhin, që po rrënohet shteti që po shkatërrohet vendi? Lidershipi i PD është në gabim. Lëvizja që po zhvilloj unë me kolegë të tjerë ka bërë që PD të dalë në revoltë. E kam kërkuar që në shtator. Raporti i ODIHR thotë janë vjedhur zgjedhjet. Ne nuk dalim në maj, por në janar. Prandaj shpresoj që të mos jetë e qëllimshme. Cili është mesazhi që ka kjo protestë? Kërkojani drejtuesve të partisë. Pyetja ime është; a kishte një mesazh? Ishte protestë kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër skandaleve në Parlament, kundër Gjykatës Kushtetuese, kundër SPAK, kundër varfërisë? Për çfarë ishte kjo protestë? T’i vendosim një kokë protestës dhe të jenë protesta serioze.
