TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar ‘Rama 2’. Në një reagim në ‘Facebook’ Albana Vokshi thotë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe qeveria ‘Rama 2’ është një lajm i keq. Sipas saj bashkëfajtorët e korrupsionit rikthehen si ministra.

Statusi i plotë:
Tepsia “Rama2” sapo doli nga furra… E servirur bashkë me një “kokteil” interesash nga trashgimtarë politikë të Enverit.
Për të gjithe ata që shpresonin ndryshim në këtë mandat qeverisje…Qeveria Rama 2 është një lajm I keq… Asgjë s’ka ndryshuar..
Rama Rikonfirmoi ministrat e skandaleve dhe dështimit…
Bashkëfajtorët e korrupsionit rikthehen si ministra nën “sekuestro”…të Edi Ramës, shoferit të dehur për pushtet…

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: