Autoriteti Sportiv i Spanjës do të ndërhyjë për të mbikëqyrur Federatën e Futbollit të këtij vendi, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Këshilli i Lartë i Sportit ka në program marrjen e masave të jashtëzakonshme për muajt e ardhshëm, në përgjigje të krizës me të cilën po përballet institucioni.

Qeveria ka shprehur shqetësimin për dëmtimin e reputacionit të Federatës, ndërkohë që Spanja është e vendosur të jetë pjesëmarrëse në organizimin e Kupën së Botës  2030 me Portugalinë dhe Marokun. Masa e qeverisë erdhi dy javë pasi një gjykatës zgjeroi një hetim korrupsioni ku përfshihen disa emra të Federatës, ndërkohë që skandali i puthjes së ish-presidenti Rubiales ndaj Jenni Hermosos vijon të jetë një ccështje shumë e rëndësishme.

Hetimi i korrupsionit dhe pastrimit të parave po shqyrton kontratat që çuan Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite dhe lidhjet e Federatës me stadiumin La Cartuja të Seviljes, i cili pret finalen e Kupës së Mbretit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb