Kabineti i qeverisë Meloni, në mbledhjen e sonte, vendosi të ulë taksat e karburantit me 25 cent euro për litër për tre javët e ardhshme. Kryeministrja italiane e njoftoi këtë në televizionin publik Rai.

“Kjo është një ndihmë e konsiderueshme për qytetarët. Sigurisht, ka një datë skadimi, por tani italianët do të paguajnë më pak për karburant sesa francezët, gjermanët dhe spanjollët”, tha sekretari i Lidhjes dhe nënkryetari i qeverisë italiane, Matteo Salvini.

Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministrja italiane theksoi: “Qeveria jonë vazhdon të veprojë për të adresuar rritjen e çmimeve të karburantit, e cila është rezultat i krizës në Lindjen e Mesme . Ne aktivizuam menjëherë të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion për të garantuar transparencën në çmime dhe për të ndërhyrë, me policinë financiare dhe Autoritetin e Konkurrencës, në rastet e rritjeve të pajustifikuara në stacionet e benzinës. Falë këtij veprimi, deri më tani në vendin tonë rritjet e çmimeve kanë qenë më të kufizuara, krahasuar me shtetet e tjera më të mëdha evropiane.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb