Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë izraelite miratoi mbrëmë zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës për të përfshirë “pushtimin” e enklavës palestineze, ndërkohë që vazhdon të promovojë “tërheqjen vullnetare” të banorëve të saj, tha sot një burim zyrtar izraelit.
“Plani do të përfshijë, ndër të tjera, pushtimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e territoreve” të enklavës palestineze, tha burimi në një deklaratë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi gjithashtu gjatë takimit të djeshëm se ai “do të vazhdojë të promovojë planin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për të lejuar tërheqjen vullnetare të banorëve të Gazës” dhe shtoi se “negociatat për këtë çështje po vazhdojnë”, vuri në dukje i njëjti burim.
Në të njëjtën kohë, kabineti miratoi me shumicë të madhe mundësinë e shpërndarjes së ndihmës humanitare, nëse vlerësohet e nevojshme, me qëllim që të parandalohet Hamasi të marrë kontrollin e furnizimeve.
Ajo sqaroi se gjatë takimit, anëtarët e kabinetit vlerësuan se “aktualisht ka një sasi të mjaftueshme ushqimi në Gaza”.
Organizatat humanitare theksojnë se ka mungesa në gjithçka në Rripin e Gazës, pasi enklava është shkatërruar nga lufta që filloi më 7 tetor 2023, ndërsa që nga 2 marsi, Izraeli ka ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare në enklavë.
(BalkanWeb)
