Adriatik Lapaj ka vijuar turin e takimeve me qytetarët.
Këtë të diel Lapaj është ndalur në Berat, ku edhe ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht protestës së paralajmëruar më datë 31 janar ora 18:00 në Tiranë.
“Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Është e vërtetuar tashmë edhe nga prokuroria e gjykatat që ministrat e tij dhe ai vetë janë të angazhuar në dosje që vërtetojnë një abuzim me fonde të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.
