Këshilli i Ministrave ratifikoi sot marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore. Vendimi është njoftuar nga ministri i Financave Petrit Malaj poas mpërfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Këto janë marrëveshje shumë të nevojshme, sidomos për ata shqiptarë që punojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe duan t’u njihen vitet e punës që kanë pasur në vendin tonë. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve të ngjashme me të gjitha ato vende, ku ka diasporë shqiptare prezente”, tha Malaj.

I pyetur mbi ecurinë e marrëveshjes me Greqinë për sigurimet shoqërore, Malaj informoi se po zhvillohen diskutime dhe negociata shumë intensive nga ana e palës shqiptare.

“Kjo sepse diaspora që është prezente në Greqi është relativisht e madhe. Ne jemi besimplotë se do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, por është një marrëveshje që ka një intensitet të lartë negociatash dhe kushtesh që po diskutojmë për shkak edhe të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, shtoi Malaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb