Punonjësit e policisë së shtetit të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit i caktuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vendimin e sotëm, gjatë mbledhjes së qeverisë, thuhet se trajtimi financiar përfshin shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës, kur këto kryhen në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dieta, brenda vendit pritës.

Do tu paguhen shpenzimet për përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë, ceremonitë zyrtare të karakterit policor dhe pritje të personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës, shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve të policisë shqiptare në vendet përkatëse, Uniformën.

Gjithashtu, qeveria shqiptare do të mbulojë dhe shpenzimet për qiranë e apartamentit, mirëmbajtjen e tij dhe të ambienteve të përbashkëta për ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë, pajisje shtëpiake, siguracionin, mirëmbajtje, riparim defekti dhe shërbimi karrotrec, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrollet periodike në vendin pritës të automjetit, komisionet bankare, Internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.

Po ashtu do tu paguhen shpenzimet për zyrë, mobilje e pajisje zyre dhe kancelari, Transportin e oficerit ndërlidhës dhe familjarëve të tij nga Shqipëria në kohën e emërimit, si dhe shpenzimet e transportit nga vendi i emërimit për në Shqipëri, kur ata mbarojnë detyrën, Transportin e sendeve personale në momentin e emërimit dhe kthimit në atdhe.

Transporti i sendeve dhe orendive personale bëhet me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në masën 7,4 m3 për anëtar familjeje, pa kaluar limitin e 30 m3 për çdo familje. Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi;

Sigurimin e jetës së oficerit ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit dhe të familjarëve të tyre, në rastet kur vendi pritës konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë. Sigurimi i jetës do të paguhet për sa kohë vazhdon situata e rrezikshmërisë së lartë. Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi. Rrezikshmëri e lartë, për efekt sigurimi, sipas këtij vendimi, konsiderohen situatat, kur në shtetin pritës shpallet gjendja e luftës ose e jashtëzakonshme; në shtetin pritës mbizotërojnë situata të përkeqësuara të sigurisë dhe të rendit publik, të cilat vlerësohen të rrezikshme për jetën. Sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimit.

 

V E N D I M

PËR

TRAJTIMIN FINANCIAR DHE EKONOMIK TË PUNONJËSVE   TË POLICISË SË SHTETIT, TË CAKTUAR NË DETYRË SI OFICERË NDËRLIDHËS JASHTË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të nenit 130, të                               ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ministria e Brendshme, brenda fondeve buxhetore vjetore, të miratuara për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përballon shpenzimet e oficerit ndërlidhës dhe familjarëve, që i shoqërojnë ata gjatë kohës që shërbejnë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit.
  2. Për efekt të këtij vendimi, familjarë të oficerit ndërlidhës janë bashkëshorti/ja, fëmijët nën moshën 18 vjeç, si dhe persona të tretë, në kujdestari që shoqërojnë oficerin ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit.
  3. Trajtimi financiar i oficerëve ndërlidhës, gjatë kohës që shërbejnë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit, përfshin, si më poshtë vijon:
  4. a) Shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit;
  5. b) Udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës, kur këto kryhen në interes të Policisë së Shtetit;
  6. c) Udhëtimet dhe dieta, brenda vendit pritës;
  7. a) Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të bashkëshortit/es për periudhën që shoqëron oficerin ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit. Masa e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për bashkëshortin/en llogaritet, përkatësisht, si më poshtë vijon:
  8. Për bashkëshortin/en, i cili/e cila, ka qenë në marrëdhënie pune përpara emërimit të oficerit ndërlidhës jashtë vendit, e barasvlershme me masën që është paguar në momentin e shkëputjes së marrëdhënieve të punës;
  9. Për bashkëshortin/en, i cili/e cila nuk ka qenë në marrëdhënie pune përpara emërimit të oficerit ndërlidhës jashtë vendit, në masën e pagës minimale të sigurueshme në Republikën e Shqipërisë.
  10. b) Në rast se bashkëshorti/ja punësohet me kohë të pjesshme në misionet diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë ose në organizatat ndërkombëtare të vendit pritës, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore paguhen në masën që është paguar në momentin e shkëputjes së marrëdhënieve të punës ose në rastin kur nuk ka qenë në marrëdhënie punë para emërimit të oficerit ndërlidhës jashtë vendit, në masën e pagës minimale të sigurueshme në Republikën e Shqipërisë;
  11. c) Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për bashkëshortët e oficerëve ndërlidhës i nënshtrohet rishikimit në të njëjtën formë, siç rishikohet pagesa e kontributit për sigurimet shoqërore e shëndetësore të detyrueshme në Republikën e Shqipërisë;

ç) Në rast se bashkëshorti/ja që shoqëron oficerin ndërlidhës punësohet në shtetin pritës, oficeri ndërlidhës njofton titullarin për këtë punësim;

  1. d) Për shkollimin e fëmijëve të oficerit ndërlidhës pagesa kryhet pas paraqitjes së dokumentacionit, si më poshtë vijon:
  2. Vërtetim nga autoritetet e vendit pritës, që shkollat publike në këtë vend janë me pagesë;
  3. Vërtetim të masës së pagesës mujore/vjetore që duhet të paguhet për shkollimin e fëmijës, të lëshuar nga institucioni arsimor publik i vendit pritës ku do të studiojë fëmija;

iii. Për rastet kur në shtetin pritës, gjuha e shkollimit në shkollat publike nuk është anglishtja, frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja, spanjishtja, shkollimi i fëmijës të oficerit ndërlidhës mund të bëhet në shkolla private të licencuara dhe me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbulohet tarifa për shkollimin për çdo fëmijë deri në masën                 2 500 (dy mijë e pesëqind) euro në vit;

  1. Shpenzimet e pagesës së librave dhe transportit.
  2. dh) Trajtim financiar mujor i bashkëshortit/es që shoqëron oficerin ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit, është në vlerën 50 (pesëdhjetë) për qind të pagës së pozicionit të punës të gradës “Atashe” të vendit të emërimit të oficerit ndërlidhës. Pagesa e trajtimit financiar mujor fillon pas vërtetimit të shoqërimit në detyrë të oficerit ndërlidhës nga bashkëshorti/ja në vendin pritës. Ky trajtim i nënshtrohet ndalesave të tatimit mbi të ardhurat, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shpërblimi derdhet në llogarinë e bashkëshortit/es në një nga bankat e vendit pritës, ku bashkëshorti/ja ka llogarinë personale. Trajtimi financiar mujor, sipas kësaj shkronje, nuk përfitohet ose ndërpritet, në rastet kur:
  3. bashkëshorti/ja emërohet në një nga pozicionet e stafit teknik në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe organizatat ndërkombëtare jashtë vendit apo punësohet në një vend pune në vendin pritës. Për çdo rast tjetër punësimi me kohë të pjesshme vijon përfitimi i trajtimit financiar mujor, sipas kësaj shkronje;
  4. bashkëshorti/ja e oficerit ndërlidhës nuk e shoqëron atë në detyrë në vendin pritës;

iii. bashkëshorti/ja nuk shoqëron oficerin ndërlidhës për më shumë se tre muaj rresht në detyrë.

  1. e) Trajtim financiar mujor për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç, që jeton me oficerin ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit, është në vlerën 20 (njëzet) për qind të pagës së gradës “Atashe” të vendit të emërimit të oficerit ndërlidhës. Ky trajtim financiar i nënshtrohet ndalesave të tatimit mbi të ardhurat, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pagesa në këtë rast derdhet në llogarinë ku derdhet trajtimi financiar i oficerit ndërlidhës. Kur fëmija mbush moshën 18 vjeç dhe vazhdon studimet shkollore/universitare, vlera e masës 20 (njëzet) për qind të pagës së gradës “Atashe” vijon të jepet deri në përfundim të studimeve të plota shkollore. Pas përfundimit të studimeve/shkollës, trajtimi financiar i fëmijës së oficerit ndërlidhës ndërpritet.
  2. Për shpenzime, që janë të përshtatshme të kryhen në vendin pritës, oficeri ndërlidhës dërgon ofertat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila përzgjedh dhe miraton ofertën më të përshtatshme, në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligjin e prokurimit publik, të ndryshuar.
  3. Kur oficeri ndërlidhës dërgohet me shërbim jashtë shtetit pritës ose kur vjen në atdhe, ndërkohë që në shtetin, ku kryen detyrën, ka lënë bashkëshorten dhe fëmijët, merr 100 për qind të trajtimit financiar, të dhënë për përkujdesje ndaj familjes së tij.
  4. Kur oficeri ndërlidhës shtrohet për kurim në institucionet shëndetësore të shtetit, ku kryen detyrën ose në ndonjë shtet tjetër, ai vazhdon ta përfitojë pagesën përkatëse dhe trajtimin financiar, të dhënë për përkujdesjen ndaj familjes së tij.
  5. Oficeri ndërlidhës dhe pjesëtarët e familjes, në ngarkim të tij, kanë të drejtë, që me miratimin e eprorit direkt dhe sipas rregullave të Policisë së Shtetit, për raste urgjencash, të mjekohen në vendin, ku oficeri kryen detyrën, kur, për këtë rast, nuk është parashikuar sigurimi shëndetësor. Shpenzimet përballohen nga buxheti i policisë së shtetit, ndërsa për rastet e tjera përballohen nga vetë oficeri ndërlidhës.
  6. Në rastet e paaftësisë së përkohshme në punë të oficerit ndërlidhës, pagesa e tij bëhet sipas legjislacionit në fuqi.
  7. Oficeri ndërlidhës gëzon të drejtën e pushimeve javore, të pushimeve në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit vjetor të paguar, për kohën që është me detyrë jashtë shtetit, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ministria e Brendshme mbulon shpenzimet e udhëtimit një herë në vit për oficerin ndërlidhës dhe familjen e tij për kryerjen e lejes së zakonshme në atdhe.
  8. Me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vetëm në rast fatkeqësie (vdekja e prindërve, bashkëshortit/es, fëmijës, vëllait dhe motrës), oficerit ndërlidhës dhe familjarëve shoqërues u paguhen nga shteti shpenzimet e udhëtimit për ardhjen në atdhe dhe kthimin në vendin e huaj.
  9. Ministria e Brendshme, për oficerët ndërlidhës dhe familjarët që i shoqërojnë, përballon sigurimet shëndetësore, sipas legjislacionit të shtetit përkatës, ku ata kryejnë detyrën.
  10. Oficeri ndërlidhës ka të drejtë të përfitojë shpenzime udhëtimi, akomodimi dhe dietë, në valutë të huaj, sipas legjislacionit në fuqi, kur emërohet në detyrë, thirret në atdhe ose dërgohet me shërbim në një shtet tjetër, si dhe kur kthehet në atdhe, në përfundim të detyrës.
  11. Në rast humbjeje të jetës së oficerit ndërlidhës apo të pjesëtarit të familjes që e shoqëron në detyrë, shpenzimet për transportin e trupit në atdhe, si dhe ato të ceremonisë mortore përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit.
  12. Ministria e Brendshme, brenda fondeve buxhetore vjetore, të miratuara për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përballon efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi.
  13. Vendimi nr.759, datë 8.7.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e shpenzimeve të punonjësve shqiptarë, që shërbejnë si oficerë kontakti pranë ministrive të brendshme të shteteve të ndryshme, të atashuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.
  14. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb