Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të mbyllur përkohësisht platformën TikTok në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë vendim si një akt censure dhe një përpjekje për të kontrolluar komunikimin e qytetarëve.

Ai e konsideroi vendimin një formë represioni ndaj mbi një milion përdoruesve të TikTok në vend dhe akuzoi qeverinë për intolerancë dhe përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes.

“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Chapo njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTok-ut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 mln përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila sot ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb