Megjithëse qeveria nuk ka dhënë ende zyrtarisht miratimin për rinisjen e Superligës, në Federatën Shqiptare të Futbollit e bëjnë fakt të kryer rikthimin e ndeshjeve të mërkurën e 3 qershorit. Konfimimi vjen nga kalendari dhe oraret e përcaktuara tashmë nga qeveria e futbollit në vend për javën e 27-të të kampionatin elitar.

Ndeshjet E Javes Se 27
Ndeshjet E Javes Se 27

Kështu, sipas axhendës së publikuar nga FSHF, ndeshjet do të nisin në orën 17:30. Në këtë orar janë në program katër përballje, Kukësi-Luftëtari, Laçi-Teuta, Bylis-Tirana dhe Flamurtari-Vllaznia. Java e 27-të do të mbyllet me një nga sfidat më të rëndësishme, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, që do të luhet në orën 20:00. Ky është kalendari, që gjithsesi duhet ende të marrë “dritën jeshile”. Në pritje të saj, Federata dhe klubet vazhdojnë sipas programit, teksa që nga data 18 maj skuadrat e Superligës kanë vijuar seancat stërvitore në grup.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: