Analisti Fitim Zekthi i ftuar në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, ka deklaruar se kryeministri Rama prej 2013 qeveris në të njëjtën mënyrë, si një mendje totalitare që e sheh qeverisjen në fushatë permanente.
Sipas Zekthit, Rama nuk ndan kurrë fushatën nga qeverisja, por operon në një gjendje të vazhdueshme propagande përmes aksioneve të qeverisë.
“Kemi pasur fushata për gjithçka, për avllitë e ndërtimet pa leje, për kuponin tatimor, për pastrimin e Shqipërisë, për hashashin. E gjitha kjo është një mënyrë e një mendje totalitare për të ushtruar pushtetin,” u shpreh Zekthi.
Sipas tij, kjo strategji e qeverisjes krijon një perceptim tek qytetarët se qeveria është gjithmonë në veprim.
“Kryeministri prezantohet si i drejtë, i mirë dhe i pagabueshëm, ndërsa të tjerët mund të jenë të korruptuar. Kjo është pjesë e një strategjie për të mbajtur agjendën politike dhe për të sunduar pa lënë boshllëqe.”
“Ai mendon se nëse largohet, gjithçka do të prishet. Kjo është mendësi tipike totalitare,” ka shtuar Zekthi.
Fitim Zekthi: Kryeministri Rama prej 2013 qeveris në të njëjtën mënyrë, ai qeveris si një mendje totalitare që e sheh qeverisjen në fushatë permanente. Kemi fushatë për avllitë dhe ndërtimet pa leje, për kuponin tatimor, pastrimin e Shqipërisë, hashashin. Pra kjo është një mënyrë që qeveris një mendje totalitare.
Njeriu që e drejton këtë është i mirë i drejtë i pagabueshëm, të tjerët mund të bëjnë korrupsion, këto janë dy mjetet që ushtron pushtetin. Është përpjekje për të mbajtur axhendën, kur është në fushatë populli mendon që qeveria punon.
Nuk duhet të funksionojë kështu politika. Ai po përpiqet të ushtrojë pushtetin se ai nuk rri në vend. Sjellje tipike të njerëzve me mendësi totalitare. Ai mendon se po të iki ai prishet kjo gjë që ka ndërtuar. Mjet për ushtrimin e pushtetit. Vendos dhe axhenda. Ai përpiqet të ushtrojë pushtetin, po mos t’i japë bie.
(BalkanWeb)
