Ministria e Jashtme e Polonisë i ka dërguar ambasadës ruse në Varshavë një notë diplomatike, ku i bën thirrje Rusisë të kthejë mbeturinat e avionit presidencial, që u rrëzua pranë Smolenskut, më 10 prill 2010, ku humbi jetën presidenti i vendit dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë polakë.
“Asnjë normë e së drejtës ndërkombëtare nuk i jep arsye Rusisë të prishë pronën polake”, thuhet në këtë notë.
Polonia përkujton sot 10-vjetorin e rrëzimit të avionit në Smolensk, në të cilën vdiqën 96 persona, përfshirë presidentin, Lech Kaczynski dhe bashkëshorten e tij.
Fatkeqësia e Smolenskut ka tensionuar marrëdhëniet midis Varshavës dhe Moskës për vite me radhë.
Edhe pas një dekade, mbetjet e avionit ndodhen ende në Rusi.
