Një gjykatë tregtare në Madrid ka urdhëruar gjigantin amerikan Meta ( kompania e Facebook-ut dhe Instagram-it) të paguajë më shumë se 540 milionë euro dëmshpërblim për mediat spanjolle.

Vendimi është një prej goditjeve më të mëdha financiare që ka marrë ndonjëherë një kompani teknologjike në Evropë. Gjykata e shpalli Meta-n fajtore për konkurrencë të padrejtë dhe për shkelje të rëndë të GDPR-së (rregullores evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale).

Gjatë periudhës 2018–2023, Meta përdori të dhënat e përdoruesve spanjollë pa pëlqimin e tyre të qartë për të krijuar profile të personalizuara reklamash, duke fituar qindra miliona euro në kurriz të mediave vendase që respektonin ligjin.

Shoqata AMI e cilësoi vendimin si ‘një fitore historike për gazetarinë, për konkurrencën e ndershme dhe për demokracinë’. Reagimi i Meta-s Kompania e quajti vendimin ‘tërësisht të pabazë’ dhe deklaroi se do të bëjë menjëherë apel.

Sipas saj, vendimi injoron plotësisht mënyrën se si funksionon tregu i reklamave online dhe se Meta respekton të gjitha ligjet dhe u jep përdoruesve mjete të plota për të kontrolluar të dhënat e tyre.
Megjithatë, ky është një precedent i rëndësishëm, ku për herë të parë një gjykatë evropiane e detyron një platformë gjigante të kompensojë drejtpërdrejt mediat tradicionale për humbjet që u shkaktoi duke shkelur privatësinë e përdoruesve për qëllime reklamimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb