Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër regjimit dhe se duhet të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu Berisha paralajmëroi se së shpejti do të ketë një tryezë të përbashkët me forcat politikë dhe faktorë të shoqërisë civile.
“Qeveria teknike do të mbështetet nga të gjitha palët. Rama nuk pranon heqjen e mandatit sepse e di që dosja Balluku është dosja Rama, dosja AKSHI është dosja Rama. Ai e di që Gerond Mece u mor peng që kunati të fitojë qindra milionë. Ai nuk pranon të zbatojë vendimet e drejtësisë. I përket popullit, ose të pranojë diktaturën e plotë të tij, ose ta rrëzojë atë. Së shpejti tryezë të përbashkët me forcat politike dhe faktorë të shoqërisë shqiptare në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipërisë kundër Edi Ramës”, tha ai.
