PEJË-KOSOVË

Shenja e shqiponjës e formuar me duart e kryqëzuara në gjoks, po bëhet përherë e më e përhapur si simbol kombëtar.

Veçanërisht krenarë bëhemi kur kjo shenjë bëhet publikisht nga persona të njohur në botën e sportit dhe atë të artit, kohët e fundit është një simbol që e ka përvetësuar edhe politika.

Në një foto të përbashkët pas mbledhjes në Pejë, dy qeveritë shqiptare kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës. Por duket se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka e “ngritur” shqiponjën e saj.

Ogerta
Ogerta

Fotoja tregon se edhe një ministër i Republikës së Kosovës ka sajuar shqiponjën e tij ndryshe ndërsa disa të tjerë duket se nuk e kanë kuptuar momentin kur duhet të kryqëzojnë duart për foton krejt të veçantë të shkrepur pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb