Gazetari Igli Çelmeta ka reaguar pas raportit të DASH, që thotë se qeveritë po përdorin censurën.

Çelmeta shprehet se DASH thotë qartësisht se në rastin e News24 u veprua në mënyrë të paligjshme. Ai shton se pas vendimit të gjykatës, gazetarët duhet të lejohet të hyjnë në ambientet e punës.

Postimi i gazetarit Igli Çelmeta:

Reagimi i DASH i thotë të gjitha. Ndaj News24 dhe gazetarëve u veprua në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga institucionet shtetërore. Gazetarët e News24 duhet të lejohen të futen në godinën për të cilën shoqëria KAJO nuk ka pretendime. Media nuk duhet penguar të bëjë punën e saj dhe shteti nuk mund të pengojë lirinë e shprehjes. Mesazh më të pastër dhe të qartë për shtetin shqiptar nga ambasada amerikane nuk ka.

“Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë”, Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: