Qindra ushtarë dhe civilë të plagosur thuhet se janë bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar dhe uzina Azovstal, një labirint tunelesh dhe punishtesh, është pjesa e fundit e qytetit port që nuk është nën kontrollin rus. BBC raporton se marrja e të gjithë portit të Detit Azov është një nga qëllimet kryesore të Moskës.
Duke folur më herët për mediat portugeze, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha gjatë qëndrimit të tij në Ukrainë se po vazhdonte puna për një plan për të evakuuar qindra civilë nga uzina e çelikut.

“Ky është një operacion shumë i komplikuar,” tha Guterres, i cili ka mbërritur këtë mbrëmje në Ukrainë pas takimit me Vladimir Putin në Moskë dje. “Putin u pajtua në parim dhe u ra dakord që detajet të diskutohen në takimet që po zhvillohen aktualisht”, tha ai.

“Ky operacion është veçanërisht delikat, sepse nuk kemi të bëjmë me njerëz që ndodhen në shtëpitë e tyre, apo në vende publike për t’u evakuuar, por njerëz që janë, le të themi, brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike. Qëllimi ynë ishte ta bënim këtë operacion të premten, por natyrshëm, duhet të ekzistojnë kushtet që ta bëjmë këtë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: