Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se vijon asgjësimi dhe manipulimi i provave dhe fakteve lidhur me krimet e kryera nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Sipas tij, kjo po ndodh në godinën e Kryeministrisë dhe në agjencitë e lidhura me Ballukun.

“Lubi Balluku dhe Rama, me tendera infrastrukture, më rrugë të florinjta që shemben 3 muaj pas inaugurimit, si Qukës -Qafë Plloçë që u shemb edhe sot dhe do të shembet sërish.

Përforcimi i skarpatës është kushti i të gjitha kushteve në ndërtimin e rrugëve, por këto nuk e kanë kryer.
Java nuk premton qetësim të motit, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është domosdoshmëri.
Jam këtu të denoncoj krimin që po ndodh në ndërtesën e Kryeministrisë dhe agjencitë që varen nga Balluku, me asgjësimin e provave të krimeve monstruoze të Ramës dhe Lubisë. Akt i pa shembullt. Rama tejkalon Maduron”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb