Ishulli indonezian i Balit po përballet me mungesë të papritur të karburantit, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku dhe radhë të gjata automjetesh në pikat e furnizimit që vijojnë të jenë të hapura.

Shumë stacione benzine kanë ndërprerë aktivitetin, ndërsa shoferët detyrohen të presin me orë të tëra për të furnizuar automjetet e tyre. Situata është veçanërisht e rënduar në zonat e Denpasarit, Kutës, Badungut dhe Jembranës.

Sipas raportimeve të mediave indoneziane, vetëm në Jembrana mungesa e karburantit ka prekur 14 stacione benzine.

Shkak për ndërprerjen e furnizimit janë bërë vonesat në mbërritjen e cisternave që transportojnë karburantin. Kjo ka vështirësuar furnizimin e pikave të shitjes dhe ka krijuar probleme për drejtuesit e automjeteve në disa prej zonave më të prekura të ishullit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb