Irani duket se ka ndryshuar qëndrim, pas reagimit të ashpër dhe sfidues të  Ajatollah Ali Khamenei, Ministria e Jashtme “ka lënë një dritare të hapur” për bisedime me SHBA.

Ministria e Jashtme e Iranit tani thotë se kontakti i saj me të dërguarin special të Trump, Steve Witkoff, mbetet “i hapur”.

Zëdhënësi Esmaeil Baghaei është shprehur se komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet i hapur.

“Kanali i komunikimit midis ministrit tonë të jashtëm Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së [Steve Ëitkoff] është i hapur dhe mesazhet shkëmbehen sa herë që është e nevojshme.”, u shpreh ai.

Baghaei shton se kontakti mbetet i hapur edhe përmes ndërmjetësit tradicional, Zvicrës.

Ky reagim vjen edhe pasi ministri i jashtëm Abbas Araghchi tha këtë mëngjes se Irani ishte gati për luftë, por edhe për dialog.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: