QIPRO-Qiproja turke po mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi në raundin e parë asnjë kandidat nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të zgjidhet president. Presidenti aktual, Dervish Eroglu, dhe rivali i tij Mustafa Akinxhi, po përballen sot për lidershipin e rajonit të Qipros.
Bisedimet për të bashkuar shtetin ishullor pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm. Qipro është e ndarë nga viti 1974 kur Turqia e pushtoi vendin për të shtypur një grusht shteti të përkrahësve të bashkimit me Greqinë. Bisedimet për paqe janë ndërprerë vitin e kaluar pas mosmarrëveshjeve rreth të drejtave për shfrytëzimin e burimeve potenciale të rezervave të gazit në bregdet.
(a.n/News24/BalkanWeb)
