Pasditen e së premtes rreth orës 16:15 nga personi për kontakt nga Shërbimi i Shpëtimit Vullnetar “Osogovo” Koçan, Qëndra për Menaxhimin në Krizë (QMK) ka marrë njoftim se disa persona të kthyer nga një ngjarje në “Carev Vrv” në bjeshkët e Osogovës kanë pasur defekt në veturën e tyre dhe kanë kërkuar ndihmë.

Shtetasit u këshilluan të telefononin 112 për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.

Personat pasi janë lokalizuar janë gjetur në gjendje të mirë dhe me veturë e shërbimit të “Osogovës” janë kthyer në shtëpizën “Ponikva”.

Për shkak të një defekti automjeti i tyre është lënë në vendin ku është gjetur dhe do të largohet nga pronarët”, njoftojnë nga QMK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: