Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në një protestë ku kërkuan anulimin e projektit në Zvërnec.
Pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu shfuqizimin e Paketës së Maleve.
Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit nuk munguan as mesazhet që lidhen me vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli për të cilin u mbajt 1 minutë heshtje.
Protesta u zhvillua në pedonalen e qytetit të Korçës e cila u mbush plot me qytetarë. Ata bënë thirrje gjithashtu për protesta masive edhe në ditët në vijim.
“Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, ishin disa nga pankartat që mbanin qytetarët në duar.
