Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
kripë, piper i zi, piper i kuq
2 lgj peksimadhe
1 kokërr vezë
2 lgj majdanoz
1 lk nenexhik
çervishi:
3 lgj miell
4 lgj vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
3-4 lgj uthull
Lëng mishi ose ujë
Kripë, piper, gjethe dafine
Vendosim në një tas të gjithë përbërësit e qoftes: mishin e grirë, qepën e grirë hollë, kripën, piperin e zi, piperin e kuq, majdanozin, nenexhikun, peksimadhen dhe vezën. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe pasi të formojmë qofte rrumbullake i vendosim në një tavë. I mbulojmë me celefon dhe i vendosim në frigorifer për minimalisht 30 minuta që brumi të forcohet. Pas këtij minutazhi vendosim pak vaj në tigan dhe skuqim qoftet nga të dyja anët.
Në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim 3-4 lugë miell. E kaurdisim derisa mielli të marrë ngjyrë të kuqerremtë, e shuajmë më pas me lëng mishi ose kockash (në mungesë ujë) dhe e trazojmë që mielli të mos bëhet me kokrra. Vendosim një gjethe dafine, kripë dhe piper të zi. Sapo të marrë një valë shtojmë hudhrat të shtypura në havan së bashku me 3-4 lugë uthull rrushi të kuqe. Shtojmë më pas tek çervishi dhe qoftet, i lemë të marrin një valë për 5 minuta dhe më pas e servirim gatimin të ngrohtë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
