Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr kunguj të njomë
2 kokrra vezë
150 gr gjizë ose djathë
3 luge gjelle miell
3 luge gjelle djath parmixhano
Kripë, Piper i zi
Vaj për skuqje
Sallata shoqëruese:
1 qepë të vogël
Qepë të njoma
Domate miks ngjyrash
Nenexhik i freskët
Koper
2 luge gjelle uthull e kuqe
4 luge gjelle vaj ulliri
Kripë, sheqer, piper
Fillimisht grijmë kungujt e njomë në rende, më pas e spërkasim kungullin me kripë, e trazojmë dhe e lëmë mënjanë të pushojë për 10-15 minuta. Më pas e shtrydhim fort derisa të largojmë ujin e tepërt.
Vendosim kungullin në një tas dhe aty shtojmë me radhë përbërësit: 150 gr gjizë ose djathë të grirë në rende, 3 lugë miell, 3 lugë djathë parmixhano të grirë, kripë, piper të zi dhe 2 kokrra vezë. Nëse dëshirojmë mund të shtojmë dhe pak qepë të njoma dhe koper. E trazojmë mirë brumin e qofteve me kunguj dhe e lemë të pushojë.
Ndërkohë përgatisim sallatën e cila do të shoqërojë qoftet. Vendosim në një tas domate të prera si për sallatë, qepë të kuqe të prerë hollë, nenexhik dhe koper. E spërkasim sallatën me uthull, vaj ulliri, kripë, një majë luge sheqer dhe piper.
Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj dhe sapo vaji të ngrohet skuqim qoftet mirë nga të dy anët dhe i shërbejmë në një pjatë së bashku me sallatën.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
