Nga: ZONJA VJOLLCA*
Qoftet:
500 gr mish
1 kokërr qepë
1 kokërr vezë
2 lgj peksimadhe
Kripë
Piper
Majdanoz

Lëngu:
3 lgj miell
3 thelpinj hudhër
3 lgj uthull
4 lgj vaj ulliri
2 bustina koncentrat perimesh
1 litër ujë
Kripë
Piper
Gjethe dafine

Në një tas përziejmë mishin e grirë me një qepë, një kokërr vezë, peksimadhe, kripë dhe piper. E përziejmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Vendosim vaj për skuqje në tigan dhe pasi qofteve ti japim formën që dëshirojmë i skuqim mirë nga të dy anët. Ndërkohë në një tjetër tigan me vaj ulliri skuqim miellin derisa ti japim një ngjyrë kafe të çelët. Më pas shtojmë ujin dhe koncentratin e perimeve dhe e lemë të kalojë në vlim. Shtypim hudhrat, i përziejmë me uthullën dhe e shtojmë tek lëngu. E rregullojmë me kripë dhe piper, vendosim një gjethe dafine dhe e lemë të ziejë. Shtojmë qoftet dhe i lemë të ziejnë për 10 minuta në zjarr mesatar dhe më pas i shërbejmë të ngrohta pudrosur me majdanoz.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb