Recete nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr mel
1 spec i kuq
300 gr spinaq
2 qepë të njoma
1 vezë
Miell pa gluten për lidhjen e qofteve
Kripë/piper i zi
Turmerik
Majdanoz
Për salcën:
200 gr kos i trashë
1 lugë mustardë
1 lugë kaperi
4-5 kastraveca turshi
Kripë/piper i zi
2 lugë vaj ulliri
Pak kopër
Përgatitja
Vendosim melin të ziejë në raportin 3:1, 3 ujë 1 mel. Në një tigan me 4 lugë vaj ulliri skuqim qepët e njoma, specin e kuq në kubikë dhe pasi janë zbutur shtojmë spinaqin. I lëmë të ftohen dhe i kalojmë në një tas. Aty shtojmë melin, vezën dhe miellin dsi dhe erëzat. E trazojmë mirë masën dhe e kalojmë në format për minikekë duke i mbushur treçerek.
I vendosim në furrë me 220 gradë për t’u pjekur 20 minuta aq sa të lidhen.
Kastravecat turshi i presim në copëza të vogla. Ia shtojmë kosit bashkë me erëzat dhe kaperin. I trazojmë dhe e hedhim në një tas të vogël ose te pjata e qofteve për t’i shoqëruar.
