Shqipëria ishte favorite, por tani jo më. Dy ndeshjet e para të Grupit 4 në Ligën C, tregojnë për një garë të fortë dhe të ekuilibruar me katër skuadra nga tre pikë secila. Madje mund të quhet, grupi i transfertave, pasi të gjithë ekipet kanë fituar vetëm jashtë fushave të tyre.

Reuters 2020 09 07 2020 09 07t154752z 817843291 Rc2rti9983fq Rtrmadp 3 Soccer Uefanations Kaz Blr Report Reuters
Reuters 2020 09 07 2020 09 07t154752z 817843291 Rc2rti9983fq Rtrmadp 3 Soccer Uefanations Kaz Blr Report Reuters

E njëjta gjë ndodhi edhe në sfidat e dyta, ku Bjellorusia mori maksimumin në shtëpinë e Kazakistanit me rezultatin 2-1, ndërsa Lituania kaloi siç dihet Shqipërinë 1-0 në “Air Albania”. Këto rezultate e kanë bërë grupin e kombëtares kuqezi pa favoritë për momentin, teksa misioni për të marrë vendin e parë bëhet më i vështirë për Edi Reja dhe të besuarit e tij.

Tabela Grupi
Tabela Grupi

Programi i ndeshjeve në Ligën e Kombeve i rezervon skuadrës shqiptare dy transferta, më 11 tetor kundër Kazakistanit dhe vetëm tre ditë më pas në fushën e Lituanisë. Sfida vendimtare në objektivin e Shqipërisë, që mund të shpresojë që trendi i grupit për fitoret në transfertë të vazhdojë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb