Pas njoftimit të shtatzënisë në verë, vjen lajmi i bukur. Quentin Tarantino dhe bashkëshortja Daniella Pick janë bërë prindër për herë të parë. Regjisori 56 vjeç dhe këngëtarja izraelite 36, kanë mirëpritur djalin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas asaj që raporton ‘Jeruzalem Post’ bebja ka lindur në spitalin Ichilov në Tel Aviv, por nuk është zbuluar ende emri i tij.

Njoftimi zyrtar është dhënë nga përfaqësuesit e çiftit: ’Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë lindjen e djalit të tyre të parë. Fëmija lindi në 22 shkurt’.

Të dy janë takuar për herë të parë në 2009, kur regjisori ishte I impenjuar në promocionin e filmit “Bastardi Senza Gloria” në Izrael.
Në nëntor të 2018 kanë vendosur të martohen në Los Angeles dhe tani kanë zgjeruar familjen e tyre. Daniella ka pasur një rol të vogël në filmin e fundit të Quentin, ‘Ishte një herë në Hollywood’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb