Burra dhe gra të një baze ajrore në Izrael u vizituan nga Quentin Tarantino, i cili madje pozoi me ta duke buzëqeshur.

Gazeta turke Haber, ka publikuar një foto të regjisorit të famshëm, i cili ka qëndruar me ushtarë dhe ushtare në një bazë ushtarake.

Shikoni pamjet

Ndonëse sa më sipër është bërë virale orët e fundit në Twitter, një tjetër foto e vizitës së tij atje, në bazën ajrore izraelite, është publikuar, këtë herë vetëm me femra.

Faqja e Luftës në Izrael thotë se Tarantino shkoi atje “për të rritur moralin e ushtarëve”.

Quentin Tarantino dihet se ka zgjedhur Tel Avivin si vendbanimin e tij të përhershëm vitet e fundit. Megjithatë, ai nuk ka bërë asnjë postim përkatës në rrjetet sociale që nga dita kur shpërtheu lufta në Izrael.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb