TIRANE- ‘Quizz Tv show’ është emisioni më i ri, i cili fillon të transmetohet të hënën ne ekranin e ‘News24’. Për rreth 60 minuta në këtë emision teleshikuesit do të telefonojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve të kuitzit duke provuar dijet dhe fatin e tyre. Shikuesit dhe pjesëmarrësit në ‘Quizz Tv show’ do të mund të shkëmbejnë dije në fusha të ndryshme si art, në sport, shkencë dhe të tjera dhe nëse gjejnë pyetjen, ata do të fitojnë edhe para.

Mjafton të telefonojnë në 0 900 234 2, 100 lekë minuti pa TVSH, dhe çdonjëri mund të behet fitues i një shume parash në varësi të pyetjeve të cilave do t’iu përgjigjet saktë. Formati i ri, jo vetëm argëtues por edhe informues, vjen për here të parë në ekran dhe iu është besuar dy vajzave bukuroshe, Matilda Mecini dhe Daljana Sejdia.
‘News24’ fton shikuesit në Shqipëri dhe ata që jetojnë në gjithë vendet e Evropës apo Kanada të na ndjekin dhe telefonojnë çdo dite nga e hëna në të diel, në orën 15 e 25 deri në orën 16 e 25. Luani dhe argëtohuni me ‘Quizz Tv show’ në ‘News 24’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: