Nga: ZONJA KATERINA
Qullopite me miell misri dhe kunguj
500 gr miell misri
500 gr kungull të njomë
1 gotë qumësht
200 gr djathë
2-3 kokrra vezë
1 lk sodë buke
½ lk limontoz
2-3 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
Majdanoz, koper, nenexhik
Fillimisht grijmë kungujt në rende. Në një enë hedhim miellin e misrit, kungullin e grirë, erëzat dhe djathin. Përziejmë qumështin mirë me sodën dhe limontozin. Rrahim vezët, shtojmë qumështin duke e rrahur dhe më pas shtojmë vezët me qumështin në enën ku kemi vendosur përbërësit e tjerë. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe pak vaj dhe e përziejmë mirë brumin. Lyejmë një tavë me pak vaj, e spërkasim me pak miell dhe vendosim masën e përgatitur duke e niveluar mirë. E spërkasim me vajin e mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
