Çfarë tha Kurti

Deklarata e tij në lidhje me Kryeministren e Italisë Melloni, duke e klasifikuar si “fashiste”,
me notën se tashmë ka ndrruar mendim, për të ia bartur këtë epitet politikanit tjetër italian, Salvinit, është deklaratë e pamatur që i ngjan asaj kur e quan Sekretarin Biden “naiv”.

Ky është naivitet në vetvete i vet Kryeministrit Kurti, e që tashmë ka shkaktuar dëme enorme të Kosovës në relacion me vendet e Quintit. Kosova asnjëherë si deri më tani nuk ka qenë në gjendje më të rënd në arenën ndërkombëtare! Italia është njëri nga shtetet e Quintit që janë shtyllë dhe sponzor të Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, që garantojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Në Romë, Kosova përfaqësohet me nivelin më të lartë të përfaqësimit, që është njëra ndër ambasadat e para shtetërore e që ka vazhduar deri më sot të kultivoj marrëdhënie miqësore të shkëlqyera. Nuk duhet harrojmë se bombardimet e caqeve që i shërbenin krimit të institucioneve dhe mekanizmave shtetërore të Serbisë tënudhëhequra nga Milloshrviq janë nisur nga Aviano e Italisë.

Duhet të vëmë në dukje kontributin e Italisë me kontigjentin më të madh të KFOR-it, kir në turbullirat e vitit 2023 në komunat veriore të Kosovës u sakrifikuan për të ruajtur paqen në Kosovë. Aty janë plagosur dhe kanë humbur gjymtyrët ushtar italian për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Për këto dhe shumë argumente të tjera, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës duhet të projektojnë qasje miqësore, përpjekje për të ruajtur dhe ngritur relacionet me Italinë. Italia është vend tejet i rëndësishëm në BE, në KiE, në NATO, është vend anëtarë i G7 dhe G20. Pra janë këto tregues të cilat japin arsye të qarta të cilat duhet pa asnjë dyshim të janë argumete të nevojës për të kultivuar marrëdhënie të mira me Italinë.

Kjo dalje publike thumbuese e Kurtit ndaj homologës
së tij Melloni dhe ndaj Salvinit është e pa menduar, apo e nxjerrur qëllimisht nga entuziazmi i Kongresit Progresist të mbajtur në Romë këto ditë, që mund të rëndoi seriozisht raportet me këtë shtet tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabiliterin, progresin, proceset integruese dhe anëtarësimet në nisma dhe organizata ndërkombëtare.

Derisa Shqipëria tashmë është bërë qendër neuralgjike e samiteve të rëndësishne evropiane dhe bazë e rëndësishme e NATO-s, Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij bëjnë shtegëtim nëpër qendrat Evropiane duke ushtruar sovranitetin në ambasada të Kosovës duke takuar diplomat të akredituar në ato qendra. Është kjo ikje nga ambasadorët në Prishtinë që kanë plot kritika për keq-qeverisjes, ndërhyrjeve në shtyllat autonome të shtetit, siç është prokuroria dhe gjyqësia, mos implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mos luftimi i korrupcionit etj. Nga Universiteti Qweens në Belfat të Irlandës Veriore KM Kurti bënë deklarara duke krahasuar paqen irlandezo geriore- irlandezo-britanike, pra Good Friday Afreement apo Paqen e së Premtes së Madhe, me dialogun Kosovë-Serbi, gjegjësisht Marrëveshjen e vitit 2023 në Bruksel dhe Ohër mbi “vetmenaxhimin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: