Pas Briken Caljes, Bashkia e Cërrikut nderon edhe një tjetër sportist me emër në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Fjala është për mesfushorin e Interit dhe Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

“Për rezultate dhe performancë të shkëlqyer si futbollist profesionist në radhët e ekipit tonë përfaqësues dhe ekipit të shquar italian të Interit, pasi është kthyer në krenarinë dhe imazhin më të mirë të promovimit të vlerave së vendlindjes së tij, Bashkisë Cërrik”- shkruhet në vendimin e Këshillit Bashkiak.

2

Asllani është larguar në moshën 2-vjeçare drejt Italisë, por ai nuk e ka mohuar për asnjë moment origjinën e tij dhe shpesh në intervistat edhe për mediat italiane ai thotë se është shqiptar, kjo është arsye pse zgjodhi ngjyrat kuqezi me ekipin përfaqësues.

1

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb