Protestuesit kanë bllokuar këtë të mërkurë unazën e Tiranës, duke përshkallëzuar kështu reagimin e tyre për rritjen e çmimeve.
Për minuta të tëra, qytetarët bllokuan unazën, ndërsa i bënin thirrje shoferëve për të fikur makinat dhe të bashkoheshin me ta.
Pas minutash pritje, qytetarët, me asistencë të policisë, kanë vijuar të ecin në sens të kundërt e duke dalë kështu nga avaria e krijuar në rrugë të tjera të kryeqytetit.
Vlen të përmendet se organizatorët e protestës kanë thënë se do të vijojnë manifestimet çdo ditë, ndërsa një protestë masive është paralajmëruar të shtunën. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe produkteve bazë dhe theksojnë se nuk do të ndalen deri në normalizimin e situatës.
(BalkanWeb)
