Qytetarët e Poliçanit kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë kundër Reformës Terrotoriale,që fshin nga harta Poliçanin si bashki.Me pankarta në duar,ku shkruhej: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën” etj.

Banorët e Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara kinemasë së qytetit,duke protestuar.Ata i kanë kërkuar njëzëri qeverisë të mos e preki bashkinë e Poliçanit,që i ka votuar prej vitesh.Banorët kërkuan që ky qytet të mos preket,pasi është në lojë e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre.

Kryetari i Partisë Socialiste të Poliçanit, Erjon Zylyftari ka dhënë në shesh dorëheqjen nga Partia Socialiste, duke deklaruar se kjo që po bën qeveria me Poliçanin është një padrejtësi dhe një turp i madh.

Në shenjë indinjate për këtë veprim,qytetarët e Poliçanit kanë djegur në shesh teserat e Partisë Socialiste.

Gjatë protestës,banorët kanë firmosur të gjithë peticionin për të mos prekur bashkinë e Poliçanit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb