Pak na ndan nga protesta e opozitës sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Gazetari Osman Stafa raportoi në një lidhje live për News24 se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet aktualisht në selinë blu, ndërsa ka shkuar në zyrën e tij rreth orës 10:00 dhe pritet që të dalë prej aty rreth orës 12.

Ndërkohë, para selisë së PD-së janë mbledhur simpatizantë demokratë, ndërsa dëgjohen herë pas here teksa lëshojnë thirrje kundër kryeministrit Rama. Siç shihet nga pamjet, simpatizantët mbajnë në duar flamuj të SHBA-ve, ato kuq e zi dhe ato të PD-së.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb