“Protesta është i vetmi mjet që ka opozita në dispozicion. Sot qeverisja është në pikën më të ulët. Ramën e trondit edhe një qytetar i vetëm që proteston”, kështu u shpreh nënkryetari i PD Luçiano Boçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Gjatë intervistës Boçi theksoi se kryeministri Edi Rama nuk është aspak i qetë dhe se ndodhet në ditët e tij më të keqija. Gjithashtu thekson se kryeministri Rama e di shumë mirë se çfarë ka bërë dhe se çfarë e pret.
“Është problem i Adriatikut tek mbledhja e qytetarëve, çështja e aktit duhet vlerësuar sepse është një akt që PD e ka vlerësuar. Mos mendoni që Rama ruan qetësinë përballë protestave të Partisë Demokratike. Ai pret në ndërgjegjen e tij pret rrëzimin e vet sepse e di çfarë ka bërë. Po ashtu ai e di që protestat e opozitës lexohen më së miri nga ai faktor që ka disa çelësa në dorë dhe sheh balancën e prishur brenda situatës politike në Shqipëri”, tha ai.
Pyetje: Çfarë i ka lodhur njerëzit? Rama në pushtet apo një mungesë besimi te opozita, pse nuk mbushen sheshet?
Luçiano Boçi: Unë mendoj që i ka lidhur pesha e së keqes është një mpirje sociale një mos-reagim që kalon kufijtë e gjykimit të normales. Ndikimin e korrupsionit në ekonomitë e tyre njerëzit e ndjejnë çdo ditë. Kjo krizë përcillet tek familja tek të rinjtë…Pesha e së keqes ka bërë që njerëzit të mos reagojnë. Ka faza që shoqëria i kalon…Por çelësi është besimi dhe besimi ndërtohet me komunikim.
