Edhe këtë të martë qytetarët kanë telefonuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 i cili është kthyer në barometrin e halleve te telefonuesve anembanë vendit.
Ata janë ankuar për probleme të shumta, teksa një prej tyre tha se prej 23 vitesh nuk i legalizohet shtëpia.
“Kam 23 vite që sorollatem, nuk ma legalizojnë shtëpinë. Të gjithë morën tapinë, vetëm unë jo. Rama mendon se do e shpëtojë Balluku”, u shpreh qytetari.
Po kështu një tjetër tha se jeton me asistencë sociale prej 2 mijë lekësh të reja, ndërsa një qytetar rrëfeu dramën për largimin e 9 fëmijëve në emigracion.
