Një qytetar pjesëmarrës në protestën e ditës së 100-të në Sheshin “Skënderbej” ka deklaruar se janë të shumta arsyet që e kanë nxjerrë në protestë kundër qeverisë.

Duke folur për situatën politike në vend, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe korrupsion, duke e cilësuar atë si “kryehajdutin e shqiptarëve”.

“Kemi shumë arsye për të cilat protestojmë. Rama është kryehajduti i shqiptarëve. Ai mendon se do të qëndrojë në pushtet deri sa të vdesë. Nuk është e drejtë që një kryeministër i tillë, që nuk ka realizuar asnjë premtim, të qëndrojë kryeministër për 20-30 vite.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: