Kreu i PD, ka lëshuar akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama se në administratë marrin paga, persona që nuk jetojnë në Shqipëri.

Duke vijuar me propozimin e PD për faljen e kamatave për dritat e ujë, Berisha tha se një ankesë që dëgjoi gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët ishte pagesa me aktmarrëveshje e kamatave ndërsa të tjerë marrin pagat pa punuar.

“Unë po vij nga lagjia 2 më tha një qytetar që me kamata nga 2006 të dritave, i ka arritur në 20 mln lek gjoba dhe e kanë përshkallëzuar ta paguajnë deri në 2080 gjobë e kamatë. Këta janë një mafie.

Nëse KESH duhet të ketë 1200 punonjës, aty fusin 2500 punonjës patronazhistë. a e dini ju që kuy shtet jep 230 mijë rroga në muaj, 50 mijë prej tyre vidhen sepse rrogtarët janë jashtë në emigracion, e provuar 100 përqind.

Bashkitë, me radhë, fut në bordero ndaji paratë dhe të tjerët janë, dhe po të shihni borderotë, 11 mijë ka bashkia e Tiranës, imagjinojeni”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb