TIRANE- Një person ka tentuar të futet në ambientet e Kuvendit mëngjesin e sotëm, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës. Qytetari u tha uniformave blu se donte të hynte në Kuvend për të takuar Sali Berishën, për të komunikuar për disa probleme të tij.
Policia ka ndaluar qytetarin dhe e ka shoqëruar në ambientit e Komisariatit numër 1 në kryeqytet.
(el.sp/BalkanWeb)
