“Nuk do të largohemi nga sheshi pa rënë qeveria”.
Kjo ishte thirrja e fortë nga qytetare në protestën e gjashtë radhazi para Kryeministrisë, kundër qeverisë.
Protestuesja tha se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe të drejtën për t’iu folur qytetarëve për mandatet, pasi siç tha ajo, mandatet e qeverisë populli i ka tërhequr mbrapsht.
Qytetarja: Ne nuk do të largohemi nga sheshi pa rënë kjo qeveri! Kjo qeveri e ka humbur legjitimin e vet, e ka humbur të drejtën na flasë ne për mandate, mandatet ia kemi marrë mbrapsht në këtë shesh. Edhe ata që ia kanë dhënë, se ne të tjerët jo. Dorëheqje!
