Një qytetare që ofron ndihmë mjekësore për protestuesit e lënduar ka folur për mikrofonin e News24, në një intervistë me gazetarin Klevin Muka, duke treguar arsyet që e kanë shtyrë të jetë e pranishme në protestë.

Ajo tha se ndodhet aty që prej ditës së parë, me qëllimin për të ndihmuar personat që kanë nevojë për asistencë mjekësore. Sipas saj, dhuna dhe represioni nga ana e policisë janë shtuar, ndërsa ndërhyrjet e efektivëve nuk kanë qenë proporcionale me veprimet e qytetarëve.

“Jam këtu për të ndihmuar. Jam që në ditën e parë këtu. Dhuna dhe represioni i policisë kanë qenë të shtuara. Nuk kanë qenë proporcionale me atë që bëjnë qytetarët. Ndaj ne ofrojmë ndihmë vullnetare për të lënduarit”, u shpreh qytetarja për News24.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: