Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Beratit.

Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë aksidentalisht nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga rrëzimi, 50-vjeçari ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e shkakut të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb